SQ EN
Rezervo Konsultë +355 69 566 6395 · tel & WhatsApp

Rreth Nesh

Dy rrugëtime, një mision i përbashkët

Pas studimeve jashtë vendit, Artan dhe Irna Dobi u rikthyen në Shqipëri me një mision të qartë: të sjellin standarde europiane në përkthime, edukim dhe pasuri të paluajtshme.

DOBI Group

E ndërtuar mbi profesionalizëm dhe integritet

DOBI Group është krijuar mbi bindjen se njohuria, profesionalizmi dhe integriteti janë baza e çdo suksesi.

Me një kombinim unik të eksperiencës akademike, profesionale dhe ndërkombëtare, themeluesit vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e individëve, institucioneve dhe bizneseve, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe botës.

Artan Dobi — portret profesional

Themeluesi

Artan Dobi

Përkthyes i betuar, ekspert i gjuhës turke dhe themelues i DOBI Translation Office. I diplomuar në Marmara University të Stambollit, një nga universitetet më prestigjioze të Turqisë në fushën e gjuhës, komunikimit dhe ekonomisë.

Me mbi 17 vite përvojë profesionale, është ndër përkthyesit zyrtarë më të njohur të gjuhës turke në Shqipëri dhe disponon Certifikatë Sigurie, i autorizuar për përkthimin e dokumentacionit me karakter të veçantë.

Gjatë karrierës ka përkthyer mijëra dokumente zyrtare — juridike, gjyqësore, mjekësore, akademike dhe tregtare — dhe ka përfaqësuar klientë në gjykatat shqiptare, prokurori dhe drejtoritë e policisë. Puna e tij karakterizohet nga saktësia terminologjike, konfidencialiteti maksimal dhe standardet ndërkombëtare të përkthimit.

Dr. Irna Dobi — portret profesional

Themeluesja

Dr. Irna Dobi

Doktore e Shkencave në të Drejtën Ndërkombëtare Evropiane, eksperte e edukimit dhe zhvillimit profesional, themeluese e DOBI — Real Estate — Academy & Business Solutions. E diplomuar në Universitetin e Bukureshtit, me studime Master në Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Lubjanës.

Krahas formimit akademik, ka përvojë të gjatë si pedagoge dhe eksperte në universitete shqiptare. Përmes platformës DOBI Expert Edukimi & International Mobility, ndihmon studentët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të ndërtojnë rrugëtimin akademik e profesional — me bindjen se çdo student meriton një strategji të personalizuar.

Me përvojën e saj në krijimin dhe zhvillimin e markave në sektorin e pasurive të paluajtshme, trajnon agjentë, brokerë, drejtues kompanish dhe ekipe shitjesh, duke i ndihmuar të ndërtojnë identitet të fortë në treg dhe biznese të qëndrueshme.

Tre njësitë

Çfarë bashkon DOBI Group

DOBI Translation Office Përkthime zyrtare dhe profesionale me saktësi, konfidencialitet dhe përputhje me kërkesat institucionale.
DOBI Expert Education & International Mobility Konsulencë për individë, studentë, familje dhe biznese në proceset akademike dhe të mobilitetit ndërkombëtar.
DOBI Real Estate Academy & Business Solutions Zhvillim profesional për industrinë imobiliare: trajnime periodike, mentorim dhe personal branding.

Motoja jonë

“Start growing your business & become a better salesperson.”

Të nisim procesin tuaj

Na kontaktoni për një konsultë — ju përgjigjemi brenda ditës së punës.

Rezervo një konsultë