SQ EN
Rezervo Konsultë +355 69 566 6395 · tel & WhatsApp

DOBI Translation Office

Përkthime zyrtare me standarde të larta profesionale

Të licencuar nga Ministria e Drejtësisë. Çdo dokument trajtohet me saktësi terminologjike, konfidencialitet të plotë dhe pranohet nga institucionet brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Prej më shumë se 17 vitesh

Përkthime që hapin dyer

Në DOBI ofrojmë shërbime profesionale përkthimi për individë, biznese dhe institucione — të sakta, të besueshme dhe të pranuara zyrtarisht.

Eksperienca jonë, përkushtimi ndaj cilësisë dhe bashkëpunimi me përkthyes të specializuar garantojnë që çdo përkthim përmbush kërkesat e institucioneve shtetërore, universiteteve, ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare.

Jemi të specializuar në përkthimet zyrtare dhe të certifikuara nga Ministria e Drejtësisë, për përdorim brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjuhët

Përkthime në 21+ gjuhë

Nëse gjuha që kërkoni nuk figuron në listë, kontaktoni ekipin tonë dhe do t'ju ofrojmë zgjidhjen e duhur.

ShqipAnglishtTurqishtGjermanishtItalishtFrëngjishtSpanjishtGreqishtRumanishtArabishtPortugalishtSerbishtMaqedonishtBullgarishtHungarishtÇekishtMalazezishtBoshnjakishtSllovakishtKinezishtKroatisht

Fushat e specializimit

Ekspertizë sipas fushës

Juridike dhe gjyqësore Vendime gjykatash, prokura, dokumente noteriale dhe administrative.
Mjekësore Raporte, kartela dhe dokumentacion shëndetësor me terminologji të saktë.
Akademike Diploma, dëftesa, lista notash dhe dokumente për aplikime universitare.
Tregtare dhe biznesi Kontrata, marrëveshje, regjistrime kompanish dhe dokumente korporative.
Financiare dhe ekonomike Bilance, raporte financiare dhe dokumentacion ekonomik.
Teknike Manuale, specifikime dhe dokumentacion teknik i specializuar.
Pasuri të paluajtshme Dokumente pronësie dhe dokumentacion i transaksioneve imobiliare.
Emigracion dhe procedura ndërkombëtare Dokumentacion për viza, ambasada dhe institucione të huaja.

Dokumentet

Çfarë përkthejmë çdo ditë

  • Certifikata lindjeje, martese dhe vdekjeje
  • Certifikata familjare dhe të gjendjes civile
  • Diploma, dëftesa dhe lista notash
  • Pasaporta dhe karta identiteti
  • Leje drejtimi
  • Kontrata dhe marrëveshje
  • Vendime gjykatash
  • Prokura
  • Dokumente noteriale
  • Dokumente biznesi dhe regjistrimi kompanish
  • Raporte mjekësore
  • Dokumente pronësie
  • Dokumente për universitete, ambasada dhe institucione ndërkombëtare

Procesi

Si funksionon

  1. 1Na dërgoni dokumentinNë zyrë, me email ose WhatsApp — ju konfirmojmë afatin dhe koston pa asnjë detyrim.
  2. 2Përkthimi nga përkthyes i licencuarDokumenti përkthehet me terminologjinë e fushës përkatëse dhe kontrollohet me kujdes.
  3. 3Certifikimi zyrtarPërkthimi vuloset dhe certifikohet për t'u pranuar nga institucionet përkatëse.
  4. 4DorëzimiE tërhiqni në zyrë ose jua dërgojmë — brenda afatit të dakordësuar, me shërbim urgjent kur nevojitet.
Shërbim i plotë dokumentacioni Përveç përkthimit, ju asistojmë me noterizimin, legalizimin, Apostilën dhe njohjen e dokumenteve — një partner i vetëm për të gjithë procesin.

Të nisim procesin tuaj

Na kontaktoni për një konsultë — ju përgjigjemi brenda ditës së punës.

Rezervo një konsultë